Zyra e Kryeministrit britanik ka deklaruar se sovraniteti i Ishujve Falkland “i përket Mbretërisë së Bashkuar”, pas një raporti se SHBA-ja mund ta shqyrtojë qëndrimin e saj mbi pretendimin britanik për këtë territor.
Emaili i brendshëm i Pentagonit, i cili u raportua fillimisht nga Reuters, sugjeronte masa që SHBA-ja mund të ndërmerrte si kundërpërgjigje ndaj aleatëve që sipas saj nuk kishin mbështetur sulmin në Iran.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ishujt Falkland kanë votuar në mënyrë dërrmuese për të mbetur një territor britanik, dhe ne gjithmonë kemi mbështetur të drejtën e banorëve për vetëvendosje, si dhe faktin që sovraniteti i takon Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë një zëdhënës i Kryeministrisë për BBC.
Zëdhënësi i zyrës gjithashtu ka shtuar se qeveria “nuk mund të ishte më e qartë për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar”, dhe se “sovraniteti i takon Mbretërisë së Bashkuar dhe e drejta e banorëve për vetëvendosje është parësore”.
“Ne e kemi shprehur këtë qëndrim më parë në mënyrë të qartë dhe të qëndrueshme ndaj administratave të njëpasnjëshme amerikane dhe asgjë nuk do ta ndryshojë këtë”.
Rishikimi i çështjes së Ishujve Falkland ishte një nga disa masat e propozuara sipas emailit, përfshirë edhe mundësinë që SHBA-ja të kërkojë pezullimin e Spanjës nga aleanca ushtarake e NATO-s për shkak të kundërshtimit të fortë ndaj luftës në Iran.
Pas raportimit për pezullimin e Spanjës, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez reagoi duke thënë se nuk reagon bazuar në emaile, pa parë dokumente zyrtare apo pozicione zyrtare nga qeveria amerikane.