Botë

Harrojeni Zvicrën, milionerët po zgjedhin shtetin ballkanik

Milioner

Përderisa Zvicra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdojnë të tërheqin individët e pasur, një shtet në Ballkan është kthyer në qendër të milionerëve, ka shkruar “Fortune.com” të premten.

Mali i Zi ka përjetuar rritje prej 124 për qind të numrit të milionerëve përgjatë dekadës së fundit, sipas të dhënave të “Henley Private Wealth Migration Report 2025”.

Përderisa numri prej 2800 milionerëve është ende i vogël në krahasim me shtetet tjera, Mali i Zi ka zgjuar interesim kryesisht falë programit të mëparshëm të investimeve për shtetësi (që shpesh njihet si ‘pasaporta e artë’).

Mali i Zi mbetet atraktiv për milionerët edhe për shkak të fleksibilitetit fiskal.

E viti i ardhshëm, sipas të dhënave, pritet të sjellë edhe më shumë lëvizje të milionerëve – rreth 165 mijë milionerë pritet të ndërrojnë ambientet jetësore dhe të lëvizin nëpër shtete të tjera, sipas raportit.

Jostabiliteti gjeopolitik dhe ndarjet shoqërore kanë përshpejtuar dhe ndikuar në trendin e lëvizjes së milionerëve.

Emiratet e Bashkuara Arabe gjithmonë kanë tërhequr milionerë për shkak të kushteve të favorshme për bizneset dhe politikën stabile. Ky shtet pritet të tërheqë edhe vitin e ardhshëm më së shumti turistë.

Ndërkaq rritje në Evropë të pranisë së milionerëve po përjetojnë Mali i Zi, Malta dhe Polonia.

Sa i përket shteteve që po humbin milionerë, sinjale shqetësuese janë dhënë në Francë, Spanjë e Gjermani.