Një takim i organizuar në Londër për të diskutuar mënyrat e përshtatjes ndaj të nxehtit ekstrem është anuluar pikërisht për shkak të temperaturave të larta, raportoi të mërkurën BBC-ja.
Aktiviteti ishte planifikuar të mbahej në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE) në kuadër të Javës së Veprimit Klimatik në Londër dhe do të fokusohej në masat që po ndërmarrin shtetet në mbarë botën për t’u përballur me rritjen e temperaturave si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, organizatorët vendosën ta anulojnë ngjarjen pasi Shërbimi Meteorologjik Britanik (Met Office) lëshoi një paralajmërim të kuq për nxehtësi ekstreme, niveli më i lartë i alarmit për kushte të rrezikshme të motit.
Chris Anderson nga organizata Practical Action, i cili ishte planifikuar të merrte pjesë në panelin e diskutimit, mbështeti vendimin për anulimin e ngjarjes.
“Jemi plotësisht dakord me këtë vendim për mirëqenien dhe sigurinë e pjesëmarrësve dhe panelistëve. Ky rast tregon se moti ekstrem po bëhet më i paparashikueshëm dhe po ndryshon më shpejt sesa mund të përshtaten njerëzit, madje edhe në vendet më të pasura të botës”, është shprehur ai.
Antonio Guterres, kreu i OKB-së, është një prej mysafirëve të profilit të lartë që marrin pjesë në Javën e Londrës për Veprimin Klimatik.