Ministri i Jashtëm iraniain, Abbas Aragchi i ka reaguar Mbretërisë së Bashkuar duke i thënë që të mos përzihet në punët e brendshme të Iranit.
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper ka thënë se dhuna ndaj protestuesve duhet të ndalet menjëherë.
“Vrasjet dhe dhuna brutale ndaj protestuesve paqësor të Iranit është e tmerrshme. Kam folur me ministrin e jashtëm iranian dhe i kam thënë direkt që qeveria iraniane duhet ta ndalë menjëherë dhunën dhe të sigurojë që shtetasit britanikë janë të sigurt”, ka shkruar ajo.
Ministri Aragchi ka deklaruar se në bisedën e zhvilluar me telefon, i ka kërkuar Cooperit që të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të shtetit.
Ai gjithashtu i ka kërkuar asaj që Britania ta mbrojë personelin e ambasadës së Iranit në Londër.
“Nëse Mbretëria e Bashkuar nuk mund ta bëjë këtë, neve nuk na mbetet tjetër gjë vetëm ta konsiderojmë evakuimin e personelit”, ka thënë ai.