Të paktën 15 persona, në mesin e tyre katër gazetarë, kanë mbetur të vdekur pasi një sulm izraelit goditi katin e katër të spitalit kryesor në jug të Gazës të hënën, ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë e territorit.

Viktimat në katin e katërt të Spitalit Nasser u vranë nga një sulm i dyfishtë pasi raketat goditën dy herë teksa mbërritën ekipet e shpëtimit, sipas ministrisë.

Kameramani Hussam al-Masri, një kontraktor i Reuters, është vrarë në sulmin e parë, sipas zyrtarëve. 

Fotografi Hatem Khaled, i cili ishte gjithashtu një kontraktor i Reuters, është plagosur në një sulm të dytë, thanë zyrtarët.

Në mesin e gazetarëve të vrarë është edhe një që punonte për Associated Press.

Dëshmitarët kanë thënë se sulmi i dytë ka ndodhur pasi punonjësit e shpëtimit, gazetarët dhe njerëz të tjerë kishin nxituar në vendin e sulmit fillestar. 

Transmetimi i drejtpërdrejtë i videos së Reuters nga spitali, i cili drejtohej nga Masri, është mbyllur papritur në momentin e sulmit fillestar, treguan pamjet e Reuters.

Zyrtarët e shëndetësisë në Gazë i identifikuan tre gazetarët e tjerë si Mariam Abu Dagga, Mohammed Salama dhe Moaz Abu Taha. Një punonjës shpëtimi ishte gjithashtu midis të vrarëve, shtuan ata.

Spitali Nasser i Khan Younis, më i madhi në jug të Gazës, i ka përballuar sulmet dhe bombardimet gjatë 22 muajve të luftës, teksa zyrtarët thonë se ai përballet me mungesa kritike të furnizimeve dhe stafit.

Sulmet izraelite ndaj spitaleve nuk janë të rralla. Spitale të shumta janë goditur në të gjithë Rripin e Gazës, teksa Izraeli pretendon se sulmet e tij kishin në shënjestër militantët që vepronin brenda objekteve mjekësore, pa ofruar prova.

Një sulm në qershor ndaj Spitalit Nasser la të vdekur tre persona dhe të plagosur dhjetë të tjerë, sipas ministrisë së Shëndetësisë. 

Në atë kohë, ushtria izraelite ka thënë se kishte në shënjestër militantët e Hamasit që vepronin nga një qendër komande dhe kontrolli brenda spitalit.

Turqia e quan sulmin e Izraelit ndaj spitalit në Gazë “sulm ndaj lirisë së shtypit”

9 o. më parë / 25 gus 2025 16:00
Recep Tayyip Erdogan

Recep Tayyip Erdogan

Photo: Associated Press

Zyra presidenciale e komunikimit e Turqisë të hënën i ka quajtur sulmet e fundit të Izraelit në Gaza "një sulm ndaj lirisë së shtypit dhe një tjetër krim lufte".

Reagimi vjen pasi zyrtarët palestinezë thanë se të paktën 20 persona, përfshirë pesë gazetarë, njëri prej të cilëve punonte për Reuters dhe një tjetër për Associated Press, u vranë në spitalin Nasser.

"Izraeli, i cili vazhdon mizoritë e tij pa marrë parasysh asnjë parim humanitar ose ligjor, është nën iluzionin se mund të parandalojë zbulimin e së vërtetës përmes sulmeve të tij sistematike ndaj gazetarëve", ka thënë Burhanettin Duran, kreu i drejtorisë së komunikimit, në një postim në X.

Ushtria izraelite ka thënë se ka kryer një sulm në zonën e spitalit Nasser dhe se shefi i shtabit të përgjithshëm kishte urdhëruar një hetim. 

Ajo ka shprehur keqardhje për çdo dëm ndaj individëve të papërfshirë dhe nuk i shënjestron gazetarët si të tillë. 

Vdes edhe gazetari i pestë si pasojë e sulmit izraelit në Gazë

10 o. më parë / 25 gus 2025 14:04
Gaza

Photo: Associated Press

Një gazetar tjetër ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga sulmi izraelit mbi spitalin Nasser në Gazën jugore të hënën, raporton BBC. 

Ahmad Abu Aziz thuhet se vdiq nga plagët e marra në sulm, duke e çuar numrin total të gazetarëve të vrarë në sulmin e së hënës në pesë.

Njëri nga gazetarët e vrarë dhe një nga ata të plagosur raportohet se ishin të kontraktuar nga agjencia e lajmeve Reuters, ndërkaq një tjetër nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Një gazetar tjetër punonte për agjencinë me bazë në Katar, Al Jazeera.

Spitali, sipas zyrtarëve në Gazë është goditur dy herë të hënën, teksa të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi.