Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Jimmy Kimmel mbron shakanë e tij në të cilën e quajti Melania Trumpin “vejushë në pritje”

Melania Trump dhe Jimmy Kimmel

Jimmy Kimmel, prezantuesi i emisionit “Jimmy Kimmel Live”, ka mbrojtur shakanë e tij gjatë të cilës e ka quajtur Zonjën e Parë amerikane, Melania Trump, një "vejushë në pritje" vetëm disa ditë para një sulmi të armatosur në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Zonja e Parë e ka përshkruar një skeç të Kimmel-it, i cili u transmetua të enjten e kaluar, si "plotë urrejtje dhe të dhunshëm", teksa Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar rrjetit të tij, ABC, ta pushonte nga puna komedianin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tri ditë pas shakasë, një person i armatosur ka hapur zjarr në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington DC, në të cilën Donald Trumpi mori pjesë me Melanian. Autoritetet kanë thënë se sulmi i personit të armatosur mund të ketë synuar anëtarët e administratës Trump.

Mirëpo Kimmel ka thënë se shakaja kishte të bënte me diferencën 23-vjeçare në moshë midis presidentit dhe gruas së tij.

"Zonja jonë e Parë, Melania, është këtu. Shikoni Melanian, kaq e bukur. Zonja Trump, keni një shkëlqim si një vejushë në pritje", ka thënë Kimmel gjatë skeçit të së enjtes në mbrëmje.

Ndërkohë në monologun e tij të parë në Jimmy Kimmel Live! pas sulmit, komediani ka thënë se shakaja ishte "një shaka shumë e lehtë për faktin se ai (presidenti Trump) është pothuajse 80 vjeç dhe ajo është më e re se unë".

"Nuk ishte në asnjë kuptim një thirrje për vrasje dhe ata e dinë këtë, unë kam qenë shumë i zëshëm për shumë vite duke folur kundër dhunës me armë në veçanti", ka shtuar Kimmel.

"Pajtohem që retorika e urrejtjes dhe dhunës është diçka që duhet ta hedhim poshtë, mendoj se një vend i mirë për të filluar ta kundërshtosh këtë është të bisedosh me burrin tënd për këtë”, ka shtuar më tej Kimmel.

Të hënën, Melania ka shkruar në një postim në X se "njerëz si Kimmel nuk duhet të kenë mundësinë të hyjnë në shtëpitë tona çdo mbrëmje për të përhapur urrejtje".

"Monologu i tij për familjen time nuk është komedi - fjalët e tij janë gërryese dhe thellojnë sëmundjen politike brenda Amerikës... Sa herë do ta mundësojë udhëheqja e ABC-së sjelljen e tmerrshme të Kimmel në kurriz të komunitetit tonë?", ka shkruar ajo. 

Presidenti Trump ka thënë gjithashtu se e vlerësonte faktin që kaq shumë njerëz ishin “të zemëruar nga vërejtjet e Kimmel”, duke pretenduar se ato ishin një “thirrje për dhunë”, në një postim në Truth Social të hënën pasdite.

“Kjo është diçka shumë përtej të drejtës. Jimmy Kimmel duhet të shkarkohet menjëherë nga Disney dhe ABC”, ka thënë presidenti Trump. 

Kimmel është larguar nga transmetimi shtatorin e kaluar pasi bëri komente në lidhje me vrasjen e influencuesit konservator, Charlie Kirk.

Në një monolog, Kimmel kishte thënë se "banda Maga" - një referencë për ndjekësit e Trumpit, po përpiqej të "fitonte pikë politike" nga vrasja e Kirk.

Emisioni i tij u rikthye një javë më vonë.

Pas rikthimit, Kimmel ka thënë se e pranonte që disa njerëz mendonin se komentet e tij në lidhje me vdekjen e Kirk kishin qenë "të pahijshme ose të paqarta ose ndoshta të dyja", duke shtuar: "E kuptoj pse