Botë

Kryeministri i Nepalit jep dorëheqje mes protestave të dhunshme

K.P. Sharma Oil

Kryeministri i Nepalit, K.P. Sharma Oil, ka dhënë dorëheqje të martën, ka bërë të ditur një ndihmës i tij, në kohën kur protestuesit kundër korrupsionit sfiduan orën policore të pacaktuar dhe u përplasen me forcat e sigurisë,  një ditë pasi 19 persona humbën jetën në protestat e dhunshme të shkaktuara nga ndalimi i rrjeteve sociale.

Qeveria e Olikut e hoqi ndalimin për rrjetet sociale pasi protestat morën përmasa të dhunshme, duke lënë të vdekur 19 persona dhe mbi 100 të plagosur, pasi policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për të ndaluar protestuesit që përpiqeshin të hynin në parlament të hënën.

Kjo valë e dhunës është më e rënda në dekada në këtë shtet të varfër himalajas, i cili ndodhet mes Indisë dhe Kinës dhe ka vuajtur prej kohësh nga pasiguria politike dhe paqëndrueshmëria ekonomike, veçanërisht pas protestave që çuan në përmbysjen e monarkisë në vitin 2008.

“Kryeministri ka dhënë dorëheqje,” tha për agjencinë Reuters ndihmësi i tij, Prakash Silwal – një veprim që fut vendin në një tjetër fazë pasigurie politike.

Më herët të martën, Oli kishte thirrur një takim me të gjitha partitë politike, duke thënë se dhuna nuk është në interes të vendit dhe se “duhet të kthehemi te dialogu i qetë për të gjetur zgjidhje për çdo problem.”

Megjithatë, zemërimi ndaj qeverisë nuk tregoi shenja të qetësimit, ndërsa protestuesit u mblodhën para parlamentit dhe në pjesë të tjera të kryeqytetit Kathmandu, duke sfiduar orën policore të pacaktuar të shpallur nga autoritetet.

Lexo përditësimet tjera
Nepal

Nepali heq ndalesën për mediat sociale pas vdekjes së 19 personave në protestën e së hënës

Nepali ka hequr vendimin me të cilin e ndalonte përdorimin e mediave sociale, vendim ky që...