Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA thotë se 1,097 civilë janë raportuar të vrarë në Iran që nga 28 shkurti.
Nga këta, 181 janë fëmijë nën moshën 10 vjeç, thotë agjencia. Numri i civilëve të plagosur ka arritur në 5,402, përfshirë 100 fëmijë, shton HRANA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo thotë se ka pasur të paktën 104 sulme vetëm në 24 orët e fundit. Ato kanë goditur baza ushtarake, qendra mjekësore dhe zona banimi, sipas HRANA.
Qindra vdekje të tjera të raportuara po shqyrtohen.
SHBA-ja dhe Izraeli kanë nisur mëngjesin e së shtunës sulme të përbashkëta ndaj Iranit, pasi nuk u arrit ndonjë marrëveshjeje në rundin e tretë të bisedimeve indirekte mes tyre, lidhur me programin bërthamor të Republikës Islamike.