Zyrtari i lartë rus i sigurisë, Dmitry Medvedev, ka thënë të martën se qëllimi i mbajtjes së bisedimeve për paqen me Ukrainën është që të sigurohet një fitore e shpejtë dhe e plotë e Rusisë, shkruan Reuters.
“Bisedimet në Stamboll nuk po zhvillohen për të arritur kompromis mbi kushtet iluzionare të dikujt tjetër, por për të garantuar fitoren tonë të shpejtë dhe shkatërrimin e plotë të regjimit neo-nazist”, ka shkruar Medvedev në rrjetin social Telegram.
“Këtë e përmbante edhe memorandumi rus i publikuar dje”, ka vazhduar ai, duke iu referuar kërkesave të Rusisë që u parashtruan të hënën në rundin e dytë të bisedimeve me Ukrainën, të mbajtur në Stamboll.
Ato përfshinin dorëzimin e territorit, statusin neutral të Kievit, kufizimin e kapaciteteve të Ushtrisë ukrainase dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe presidenciale në vend.
Përparimi i vetëm i arritur në rundin e dytë të bisedimeve ishte dakordimi mes palëve për të shkëmbyer të gjithë të burgosurit e luftës të sëmurë dhe të plagosur rëndë, porse jo armëpushimi të cilin Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë janë duke e kërkuar me ngulm që Rusia ta pranojë.
-
Zelensky: Ukraina vendos se kush e përfaqëson Evropën në bisedime me Rusinë
-
Rusia thotë se është e hapur për dialog me Evropën, por refuzon ultimatumet
-
Zelensky kërkon shtyerjen e bisedimeve me Rusinë
-
Kremlini thotë se vazhdimi i bisedimeve me Ukrainën është në interesin e tij
-
Bisedimet për Ukrainën - Witkoff thotë se është bërë “përparim domethënës”