Gjashtë gola u shënuan në Rrogozhinë të mërkurën mbrëma, por ndeshja mes Egnatias dhe Celjes nuk dha fitues.
Egnatia dhe Celje barazuan 3:3 në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Skuadra shqiptare që udhëhiqet nga Edi Martini kaloi e para në epërsi me golin e mbrojtësit Eneo Bitri.
Mario Kvesiq dhe Armandas Kuçys shënuan më pas për Celjen sllovene për 2:1, në minutat 45 dhe 54.
Egnatia shënoi sërish katër minuta më vonë. Realizator për 2:2 ishte Fernando Madeiros. Kvesiq për Celjen, ku paraqiten edhe Milot Avdyli dhe Veton Tusha, realizoi në minutën e 66-të.
Tri herë kampionia e tri edicioneve të fundit në Shqipëri nuk u dorëzua dhe shënoi edhe një herë tjetër në minutën e 78-të për 3:3. Ibrahim Diabate e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Edhe
Mbyllet aventura e Egnatias në Evropë
Avdyli te Celje luajti deri në minutën e 80-të, ndërsa dhjetë minuta lojë i kishte Tusha, ish-futbollisti i Dritës.
Ndeshja kthyese luhet më 28 korrik. Skuadra që avancon, luan në rrethin e tretë kualifikues të Championsit me fituesin e ndeshjes Ararat-Armenia – Shamrock Rovers. Humbësit e këtyre dy ballafaqimeve takohen në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.