Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Si u turpërua Zvezda e Beogradit për flamurin anti-Kosovë

Flamuri anti-Kosovë

“Kosova është Serbi! Faleminderit Larne”.

Kështu shkroi klubi serb i futbollit, Crvena Zvezda, të martën mbrëma, ndërsa publikoi një flamur anti-Kosovë të publikuar në stadiumin e Larnes në Irlandë të Veriut.

Në flamurin provokues shkruante “Kosova është Serbi”, ndërsa harta e Kosovës ishte e mbuluar me një stemë serbe.

Me postimin, klubi serb dëshironte që në opinion të kuptohej se flamuri anti-Kosovë ishte vepër e klubit nga Irlanda e Veriut.

Por kjo u mohua të mërkurën nga Larne. Ky klub përmes një komunikate tha se me të parë flamurin, janë angazhuar pjesëtarët e sigurisë për ta larguar. Po ashtu tha se flamuri u vendos nga një tifoz i paanshëm, që ishte i vendosur në sektorin e vendasve.
Pra bëhet fjalë vetëm për një shikues. Me shumë mundësi ndonjë huligan serb, nëse jo dikush i angazhuar nga klubi serb, shpesh i lidhur me grupe kriminale. 

Edhe Larne reagon për flamurin anti-Kosovë: Veprim nga një individ që nuk është tifoz i klubit Futboll 6 o. më parë Larne reagon për flamurin anti-Kosovë: Veprim nga një individ që nuk është tifoz i klubit

“Cërvena Zvezda me të drejtë u turpërua për shkak të transparentit ‘Kosova është Serbi’”, ka shkruar mediumi boshnjak “Dnevni Avaz”.

Larne e Zvezda u takuan në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Lexo përditësimet tjera
Larne-C. Zvezda

Larne reagon për flamurin anti-Kosovë: Veprim nga një individ që nuk është tifoz i klubit

Klubi i futbollit nga Irlanda e Veriut, Larne, ka reaguar për flamurin anti-Kosovë të shfaqur në...