Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mikrofonat e hapur në G7 kapin bisedat e liderëve botërorë, përmenden cigaret, futbolli e Grenlanda

Donald Trump

Foto: Associated Press

Ndërsa liderët e demokracive më të pasura të botës po diskutojnë këtë javë në samitin e G7-ës për disa nga problemet më të mëdha globale, mikrofonët e hapur zbuluan se bisedat e tyre përfshinin edhe tema shumë më të lehta: sportin, cigaret, motin dhe madje edhe një koment misterioz për Grenlandën.

Teksa liderët botërorë hynin në sallat e konferencave në një resort buzë liqenit në Francë, pranë kufirit me Zvicrën, mikrofonët e vendosur për diskutimet serioze mbi luftën dhe tregtinë kapën shpesh biseda spontane jashtë protokollit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Meloni hoqi dorë nga duhani

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u bë pjesë e një momenti të kapur nga mikrofonët të martën, kur kancelari gjerman Friedrich Merz e pyeti nëse kishte pirë tashmë një cigare atë mëngjes.

Meloni zbuloi se nuk kishte pirë duhan “që nga 1 maji”.

Vendimi i saj për të hequr dorë nga duhani u prit me urime entuziaste nga liderët e Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë dhe Bashkimit Evropian. Meloni ngriti duart në shenjë feste.

Ndërkohë, kryeministri kanadez, Mark Carney, e pyeti me humor:

“A po përdor ndonjë flaster nikotine?”.

Sporti si temë e preferuar

Teksa Kupa e Botës që po zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, futbolli u bë natyrshëm pjesë e bisedave.

Ndërsa liderët u mblodhën për drekë, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe të tjerët diskutuan për futbollin. Dikush dëgjohet duke thirrur “Allez les Bleus!”, brohoritja tradicionale për kombëtaren franceze.

Një tjetër lider përmendi fitoren e fundit të Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e zhvendosi bisedën te eventi i arteve marciale të përziera UFC që ai organizoi në Shtëpinë e Bardhë të dielën. Trump, i cili kishte ndjekur ndeshjet pranë kafazit në ditëlindjen e tij të 80-të, foli me admirim për Dana Ëhite.

Në një moment tjetër, kryeministri britanik, Keir Starmer lavdëroi barazimin surprizë 0-0 të Cape Verde kundër kampiones së botës, Spanjës.

“Vërtet e jashtëzakonshme, duhet ta them”, tha ai.

Komenti misterioz i Trumpit për Grenlandën

Në një moment që ngjalli kureshtje, Trumpi u dëgjua duke biseduar me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

“A e kupton?” tha Trumpi, para se të ndalonte dhe ta shikonte drejtpërdrejt Costën. “Grenlanda.”

Fillimi dhe fundi i bisedës nuk u dëgjuan qartë.

Politikanët evropianë kanë reaguar me zemërim ndaj deklaratave të mëparshme të Trumpit për mundësinë e marrjes së kontrollit mbi Greenland.

Macroni harron orën

Më vonë gjatë ditës, Trumpi shkaktoi të qeshura pasi Macroni kishte lënë pas dore orën e tij gjatë largimit nga dreka e punës.

Carney e vuri re i pari:

“Ai ka lënë orën këtu. Kemi orën e tij.”

“Më jepeni mua nëse e ka lënë,” ndërhyri Trumpi, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

Dhurata diplomatike: biçikleta dhe fanellë futbolli

Dita solli edhe disa momente diplomatike me shkëmbim dhuratash.

Macroni u dhuroi të shtatë homologëve të tij biçikleta të personalizuara për të promovuar Kampionatin Botëror të Çiklizmit që do të mbahet vitin e ardhshëm në Alpet Franceze.

Nuk pati mikrofonë të hapur që të zbulonin reagimin e Trumpit, i cili nuk njihet si çiklist dhe ka bërë shaka shpesh se aktiviteti i tij fizik kufizohet kryesisht te loja e golfit.

Nga ana tjetër, Merzi i dhuroi Trumpit një fanellë të kombëtares gjermane të futbollit me emrin e tij dhe numrin 47.

Trumpi e ngriti fanellën, buzëqeshi për fotografët dhe më pas e vendosi mënjanë.

Më vonë, Merzi publikoi një fotografi të momentit në rrjetet sociale, duke shtuar një mesazh me nënkuptim politik:

“Në fund të fundit, ne jemi në të njëjtin ekip”.