Botë

Përfundon operacioni i kërkim-shpëtimit në Indi, s’ka të mbijetuar tjerë

Air India - aeroplani i rrezuar

Foto: Associated Press

Kompania ajrore Air India, ka konfirmuar se nga 242 persona sa ishin në aeroplanin që u rrëzua të enjten, vetëm një shtetas britanik ka mbijetuar, raporton “BBC”. 

Aeroplani u përplas në një zonë banimi në Ahmedabad në Indi. 

Zyrtarët e Indisë kanë thënë se ka përfunduar operacioni i kërkim-shpëtimit në vendin ku ndodhi aksidenti. 

Tash përqendrimi ynë i plotë është te nevojat e atyre të prekur, te familjet e tyre dhe të dashurit e tyre”, ka thënë Air India, që shtoi se “i mbijetuari i vetëm” po trajtohet në spital. 

Raportohet se në total numri i të vdekurve ka arritur në të paktën 290. 

Shifra zyrtare e të vdekurve do të bëhet e ditur pasi të kryhen testet e ADN-së.

Ministri i Brendshëm i Indisë, Amit Shah, tha se kanisur procesi i testimit të ADN-së së viktimave.