Nëse gjithçka do të shkojë sipas planit, bisedimet e paqes do të fillojnë të shtunën, 11 prill, mes Iranit dhe SHBA-së në Pakistan.
Ekzistojnë shumë pengesa për t’u kapërcyer nëse këto negociata do të jenë të suksesshme, shkruan SkyNeës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDelegacioni i Iranit ka prezantuar një propozim 10-pikësh. Sipas tij, ky propozim përfshin tërheqjen e forcave amerikane nga rajoni, kontrollin iranian mbi Ngushticën e Hormuzit, kompensimin e dëmeve ndaj Iranit, heqjen e sanksioneve, lirimin e aseteve të ngrira iraniane, përkushtimin e Iranit për të mos krijuar armë bërthamore, pranimin e të drejtës së Iranit për pasurimin e uraniumit, marrëveshjen për traktate të paqes së Iranit me shtetet rajonale, pushimin e armiqësive ndaj secilit grup në rajon, si dhe përfshin dispozitat e mbështetura nga rezoluta e OKB-së.
Ky ishte vetëm ajo që Irani tha se ishte propozimi i tij. Megjithatë, Izraeli ka prezantuar një propozim tjetër që pretendon se është ai që e ka pranuar nga Irani.
Në planin e paraqitur nga Izraeli përfshihet shkatërrimi i kapaciteteve bërthamore të Iranit, përkushtimi i Iranit që kurrë të mos krijojë armë bërthamore, ndalimin e pasurimit të uraniumit, i gjithë materiali i pasuruar duhet të dorëzohet, objektet bërthamore ekzistuese duhet të shkatërrohen, Irani do të tërhiqet nga modeli i mbështetjes së grupeve militante në rajon, Irani të ndalojë financimin e grupeve, Ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur, Irani do të kufizojë numrin e raketave, raketat do t’i përdorë vetëm për vetëmbrojtje, sanksionet mbi Iranit do të hiqen, Irani do të zhvillojë program civil të energjisë bërthamore, etj.
Në planet e paraqitura nëpër media dallimi ekziston te pika ku Irani kërkon pasurimin e uraniumit, ndërsa SHBA-ja e ka hequr nga lista edhe si mundësi një gjë të tillë.
Bisedimet e kaluara janë fokusuar në programin bërthamor dhe raketor të Iranit, por kjo është lënë në hije tash për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani.