Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia turke lëshon urdhrin për arrestimin e 83 personave për postime pro sulmeve

policia turke

Policia turke ka urdhëruar arrestimin e 83 personave që akuzohen për postime me përmbajtje kontroverse në internet rreth dy rasteve të të shtënave vdekjeprurëse në shkolla. 

Ata “u gjetën se janë angazhuar në postime dhe aktivitete që lëvdonin krimin dhe kriminelët dhe negativisht kanë ndikuar rendin publik”, ka thënë policia. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia ka marrë qasjen e 940 llogarive të rrjeteve sociale që i ka bllokuar dhe 93 grupe në Telegram që janë mbyllur. 

Nëntë persona u vranë në një shkollë të mërkurën, një ditë pasi një sulm i ngjashëm la të lënduar 16 persona në një shkollë tjetër. 

Tetë nxënës e një mësues u vranë në shkollën Kahramanmarash.

14-vjeçari që sulmoi po ashtu vdiq.