Botë

Prigozhini njëherë sfidoi Putinin e pastaj vdiq

Kur Yevgeny Prigozhin dhe trupat e tij Wagner filluan kryengritjen e tyre dy muaj më parë, Vladimir Putini i bëri mese të qarta qëllimet e tij. Ai e quajti këtë veprim “tradhti” dhe “thikë pas shpine” të Rusisë, duke premtuar se autorët do të dënoheshin.

Kur u arrit një marrëveshje mes Prigozhinit dhe Kremlinit për t’i dhënë fund kryengritjes, kur u hoqën të gjitha akuzat kundër themeluesit të Wagnerit dhe luftëtarëve të tij, pavarësisht nga fakti se ushtarakët rusë ishin vrarë gjatë kryengritjes së errët, por të shkurtër, kjo e bëri presidentin Putin të dukej i dobët.

Duke komentuar mbi kompromisin e rënë dakord (duke i dhënë fund rebelimit në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale) një gazetë ruse komentoi: “Ky lloj kompromisi bëhet me kundërshtarët politikë. Asnjëherë me kriminelët dhe terroristët. A do të thotë kjo që ne duhet ta shohim tani Prigozhinin si një figurë politike?”.

Papritur gjërat u duken krejt ndryshe.

Pikërisht dy muaj më vonë, Prigozhini supozohet të jetë i vdekur pasi avioni i tij privat u rrëzua dhe shpërtheu në një fushë. Komandanti i Wagnerit, Dmitry Utkin ishte në të njëjtin avion.

Elita ruse do të derdhë pak lot për vdekjen e Prigozhinit. Kjo vlen për lidershipin ushtarak të Rusisë, të cilin Prigozhini e kishte dënuar publikisht dhe zëshëm dhe të cilin ai kërkoi të shkarkohej. Shefi i Wagnerit pretendoi se i ashtuquajturi “Marshi i Drejtësisë” (eufemizmi i tij për kryengritjen) nuk kishte shënjestruar Kremlinin, por përkundrazi i ishte drejtuar Ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov.

Në realitet, rebelimi i Wagnerit, kishte qenë një sfidë e drejtpërdrejtë për autoritetin e presidentit Putin dhe një 24-orësh poshtërues për Kremlinin. Vetë Putini vuri në dukje se shteti rus kishte financuar Wagnerin. Është e qartë se paratë nuk e kishin blerë besnikërinë.

Nëse ky ishte një akt hakmarrjeje nga ata në pushtet, kjo u dërgon dy mesazhe të qarta besnikëve të Prigozhinit dhe kujtdo tjetër në Rusi që mund të ketë menduar për rezistencë të armatosur: “Mos provo” dhe “shiko çfarë ndodh me ata që e bëjnë këtë”.

Kjo do të thotë se presidenti Putin mund të dalë më i fortë nga këto ngjarje dramatike.

Por, çka nëse Prigozhini bëhet martir? Po sikur ata që i kishin premtuar besnikëri atij dhe që janë luftëtarë të stërvitur mirë, bëjnë thirrje për aktet e tyre të hakmarrjes?

Gray Zone, një kanal Telegram i lidhur me Wagner, fajësoi “tradhtarët rusë” për vdekjen e raportuar të Prigozhinit.

Nuk sqaroi se kush besonte se ishin tradhtarë dhe cila do të ishte përgjigja e Wagnerit.

Nëse kjo përplasje do të ishte lojë e keqe, kjo do të ishte një surprizë e vogël për shumë njerëz në Rusi. Që nga rebelimi ka pasur spekulime të ethshme për fatin e Prigozhinit, nëse veprimet e tij do të faleshin vërtetë.

Ai duhet ta ketë ditur këtë. Megjithatë, në javët e fundit, teksa udhëtonte me aeroplanin e tij privat, ai nuk e shihte qartë udhëtimin ajror si rrezik. Ndoshta ai besonte se ishte një figurë shumë e fuqishme, tepër vendimtare në Rusinë e sotme për t'u hequr?