Botë

Putin dhe Modi në Kinë për samitin rajonal të sigurisë

PUTIN  MONDI

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Kryeministri indian Narendra Modi janë mes 20 liderëve botërorë që po marrin pjesë në një samit rajonal sigurie në Kinë.

Përpara mbajtjes së samitit vjetor të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në qytetin port të Tianjinit, Modi po zhvillon bisedime me presidentin kinez Xi Jinping. Kjo është vizita e parë e Modi-t në Kinë pas shtatë vjetësh.

Putin, një aleat i ngushtë i Kinës, mbërriti në Tianjin të dielën, ku u prit me tapet të kuq.

Samiti mbahet në një moment tensionesh të shtuara ndërkombëtare: Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur tarifa të larta ndaj mallrave indiane, si ndëshkim për vazhdimin e blerjes së naftës ruse nga India. Ndërkohë, Putin përballet me kërcënime të reja për sanksione, për shkak të luftës në vazhdim në Ukrainë.

Organizata SCO, e mbështetur nga Pekini, përbëhet nga 10 shtete anëtare – përfshirë Pakistanin dhe Iranin – si dhe 16 vende partnere në dialog apo me status vëzhguesi.

Megjithëse samiti është kryesisht simbolik, ai ofron mundësi që liderët të shprehin shqetësime të përbashkëta dhe interesa të përbashkëta – dhe këtë vit, takimi do të jetë i dominuar nga luftërat tregtare me SHBA-në.

Putini pritet nga Xi për samitin rajonal të Sigurisë

3 d. më parë / 31 gus 2025 15:12
Vladimir Putin dhe Xi Jinping

Photo: Associated Press

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbërritur të dielën në Qendrën Ndërkombëtare Meijiang në Tianjin, ku është pritur nga presidenti kinez, Xi Jinping përpara samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Grupi prej 10 anëtarësh që do të mblidhet të dielën dhe të hënën në qytetin portual të Tianjin është rritur në madhësi dhe ndikim gjatë 24 vjetëve të fundit, edhe pse qëllimet dhe programet e tij mbeten të paqarta.

Anëtarësimi i plotë përfshin Rusinë, Bjellorusinë, Kinën, Indinë, Iranin, Kazakistanin, Kirgistanin, Pakistanin, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin.

Fillimisht e parë si një pengesë për ndikimin e SHBA-së në Azinë Qendrore, organizata origjinale zgjodhi katër anëtarë të rinj me shtimin e Indisë dhe Pakistanit në 2017, Iranit në 2023 dhe Bjellorusisë në 2024.

Disa prej tyre janë armiq të qartë të Perëndimit, veçanërisht Irani dhe aleati i ngushtë i Rusisë, Bjellorusia.

Të tjerë, përfshirë Indinë, Kinën dhe Rusinë, kanë një marrëdhënie më të paqartë, qoftë për shkak të qëndrimit të paqëndrueshëm të Uashingtonit ndaj konfliktit në Ukrainë, qoftë për shkak të kaosit të shkaktuar nga tarifat e SHBA-së, të cilat kanë përmbysur marrëdhëniet kryesore tregtare me vende të tilla si Kina dhe India.

Kina dhe India zotohen të jenë partnerë, jo rivalë

3 d. më parë / 31 gus 2025 12:56
Narendra Modi dhe Xi Jinping

Photo: Associated Press

Udhëheqësit e Kinës dhe Indisë kanë thënë se besimi mes tyre po thellohet pas vitesh të tëra tensionesh që përfshijnë një mosmarrëveshje të gjatë kufitare.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping dhe kryeministri indian, Narendra Modi janë takuar të dielën në margjinat e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në qytetin portual të Tianjin. Është hera e parë e Modit në Kinë në shtatë vjet.

Xi i ka thënë Modit se Kina dhe India duhet të jenë partnerë, jo rivalë, ndërsa Modi ka thënë se tani ekziston një "atmosferë paqeje dhe stabiliteti" midis tyre.

Presidenti Putin është gjithashtu në samit, ku marrin pjesë më shumë se 20 udhëheqës botërorë, por këtë vit është lënë në hije nga luftërat tregtare me SHBA-në.

Presidenti Trump ka vendosur tarifa të larta për mallrat indiane si ndëshkim për blerjen e vazhdueshme të naftës ruse nga Delhi, dhe Putini përballet me kërcënime për sanksione për luftën e tij të vazhdueshme ndaj Ukrainës.

Teksa marrëdhëniet SHBA-Indi përballen me situata gjithnjë e më të vështira, Modi po i afrohet Xi-së. 

Të dy vendet jo vetëm që janë më të populluarat, por kanë edhe dy nga ekonomitë më të mëdha në botë.

Modi ka njoftuar se fluturimet midis Indisë dhe Kinës, të pezulluara që nga përplasjet vdekjeprurëse të trupave në kufirin e tyre të përbashkët në Himalaje në vitin 2020, do të rifillonin, pa dhënë një afat kohor.

Ndërkaq Xi ka thënë se "të dyja palët duhet t'i qasen dhe ta trajtojnë marrëdhënien tonë nga një lartësi strategjike dhe perspektivë afatgjatë" dhe se "është zgjedhja e duhur që të dyja palët të jenë miq".