Rojat bregdetare polake kanë gjetur mbi 100 kilogramë kokainë në fund të Detit Baltik derisa po kryenin operacione për ta mbrojtur infrastrukturën kritike, ka njoftuar roja bregdetare të martën.
Shtatë persona janë arrestuar për këtë çështje që përfshinë narkotikë e cila sipas rojës bregdetare mund të arrinte vlerën prej 15 milionë dollarësh në tregun e zi, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendet Baltike janë në alarm pas incidenteve nënujore që përfshinë infrastrukturë kritike dhe NATO ka deklaruar se do ta rrisë prezencën në atë zonë pas disa incidenteve në të cilat infrastruktura ka pësuar dëmtim të dyshimtë.
Narkotikët ishin gjetur në shtratin e detit në Gjirin e Gdanskut në Poloninë veriore. Pastaj vendndodhja e të dyshuarve ishte gjetur që qoi në zbulimin e më shumë narkotikëve. Të dyshuarit rrezikojnë të dënohen deri në 20 vjet burgim nëse shpallen fajtorë sipas autoriteteve.