Rreth 200 persona janë plagosur dhe dërguar në spital në 24 orët e fundit në Tel Aviv, si pasojë e sulmeve iraniane ndaj Izraelit.
Ministria e Shëndetësisë e Izraelit thotë se katër nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 177 po trajtohen për lëndime të lehta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk është e qartë se në çfarë gjendjeje janë 11 personat e tjerë.
Sipas ministrisë, 3,727 persona janë shtruar në spital që nga fillimi i konfliktit.
SHBA-ja dhe Izraeli kanë nisur sulme ndaj Iranit më 28 shkurt, për shkak të programit bërthamor të
Teheranit. Sulmet kanë nisur pas rundit të tretë të bisedimeve indirekte mes SHBA-së dhe Iranit, për të gjetur një zgjidhje në këtë drejtim.