Botë

Rusia ka mjaftueshëm guxim sa të eskalojë luftën, paralajmëron Zelensky

Volodymyr Zelensky

Foto: Associated Press

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia ndihet mjaftueshëm e guximshme sa ta eskalojë luftën. 

Duke folur në kuadër të takimit të Komitetit Politik Evropian të enjten në Danimarkë, Zelensky, ka paralajmëruar se "incidentet e fundit me dronë në të gjithë Evropën janë një shenjë e qartë se Rusia ende ndihet mjaftueshëm e guximshme për të përshkallëzuar këtë luftë" dhe dëshiron të "ndajë Evropën, të ndezë debate, të na pengojë të gjejmë terren të përbashkët".

"Nëse rusët guxojnë të lëshojnë dronë kundër Polonisë ose të shkelin hapësirën ajrore të vendeve të Evropës Veriore, kjo do të thotë se kjo mund të ndodhë kudo, në Evropën Perëndimore, në jug, dhe ne kemi nevojë për një përgjigje të shpejtë dhe efektive", është shprehur Zelensky.

Ai u ka kërkuar udhëheqësve të përshpejtojnë miratimin e paketës së 19-të të sanksioneve kundër Rusisë dhe u kërkon atyre të "mbështesin thirrjen e presidentit Trump për të ndaluar blerjen e naftës ruse në Evropë".

Duke sulmuar drejtpërdrejt kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbanin e Hungarisë, ai ka shtuar, "se edhe djemtë nga Hungaria duhet ta dëgjojnë këtë", ndërsa është i bindur se "energjia nga SHBA-ja dhe partnerë të tjerë mund ta mbushin boshllëkun në tregun evropian".

Lexo përditësimet tjera
Viktor Orban

Orban: S'kemi pse i frikësohemi Rusisë, jemi më të fortë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është sfiduar nga një gazetar të enjten në Danimarkë, para samitit...