Autoritetet në kryeqytetin e rajonit jugor rus Dagestan kanë shpallur gjendje emergjence të shtunën, pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Në administratën e qytetit Makhachkala njoftuan se shërbimet e emergjencës janë vënë në gjendje të gatishmërisë së lartë dhe se do t’u ofrojnë ndihmë banorëve të prekur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Ministrisë rajonale të Emergjencave, mbi 327 mijë persona mbetën pa furnizim me energji elektrike për shkak të motit të lig.
Autoritetet bënë të ditur se 283 vendbanime, me mbi 327 mijë banorë, përfshirë rreth 89 mijë fëmijë, kanë mbetur pa rrymë.
Udhëheqësi i rajonit, Sergei Melikov, deklaroi se shërbimet kanë ndërmarrë masa paraprake për përkeqësimin e motit, porse situata reale ka tejkaluar edhe parashikimet më pesimiste.