Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja ia paraqet Iranit një plan 15-pikësh

Iran, sulmet

Foto: Associated Press

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dorëzuar Iranit një plan 15-pikësh për t’i dhënë fund luftës, raportoi The New York Times.

Sipas mediave ndërkombëtare, plani i është dorëzuar nëpërmjet Pakistanit, i cili më parë ka ofruar që të organizonte bisedime paqeje midis shteteve që janë në luftë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, media izraelite “Channel 12” ka listuar disa prej kërkesave të SHBA-së, ku përfshihet hapja e Ngushticës së Hormuzit dhe që ajo të përbëjë zonë të lirë detare. Po ashtu, në plan përfshihet edhe çfarë do të marrë Irani nëse pranon planin, përfshirë heqjen e sanksioneve ndaj tij.

Disa nga kërkesat e SHBA-së janë si më poshtë:

  • Çmontimi i kapaciteteve bërthamore tashmë të ndërtuara
  • Angazhim që Irani kurrë nuk do të synojë armë bërthamore
  • Asnjë pasurim materiali në territorin iranian
  • I gjithë materiali i pasuruar i dorëzohet Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore brenda një afati të përcaktuar mes palëve
  • Objektet bërthamore në Natanz, Isfahan dhe Fordo do të mbyllen – dhe shkatërrohen
  • Agjencia e energjisë atomike merr qasje të pakufizuar në të gjitha informacionet brenda territorit iranian
  • Irani do të heqë dorë nga paradigma e luftërave përmes grupeve të financuara nga ai
  • Irani do të ndalojë në mënyrë efektive financimin dhe armatosjen e grupeve të tij në rajon
  • Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur, do të jetë zonë e lirë detare – dhe askush nuk do ta bllokojë
  • Programi i raketave: Një vendim do të merret më vonë, por numri dhe rrezja duhet të kufizohen. Përdorimi i ardhshëm: vetëm për qëllime vetëmbrojtjeje

Në këmbim, Irani merr:

  • Heqjen e të gjitha sanksioneve
  • Mbështetje për zhvillimin e projektit civil bërthamor në Bushehr (prodhimi i energjisë elektrike)
  • Rreziku i një “snapback” eliminohet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pretenduar se janë zhvilluar bisedime me Iranit, gjë që janë mohuar nga zyrtarët iranianë. Trumpi ka thënë se përveç të dërguarit të tij, Steve Witkoff dhe këshilltarit, Jared Kushner, në bisedime janë të përfshirë edhe zëvendëspresidenti, JD Vance dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.