Një numër i madh protestuesish janë përleshur me policinë në qytetin britanik të Southampton të martën vonë, për shkak të vdekjes së një studenti i cili ishte i prangosur nga policia pavarësisht se u kishte thënë oficerëve se ishte therë me thikë nga një person tjetër.
Rasti i 18-vjeçarit Henry Nowak në qytetin anglez në dhjetor ka tërhequr vëmendje të re pasi vrasësi u dënua me burgim të përjetshëm të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVrasësi, 23-vjeçari Vickrum Digwa, i cili është Sikh (grup fetar indian), kishte raportuar në polici se ishte viktimë e një sulmi racist nga Nowak, i cili ishte i bardhë.
Oficerët në vendngjarje e besuan Digwan në atë kohë, por gjykata vendosi se ai gënjeu për sulmin.
Policia i kishte vënë pranga Nowakut pavarësisht se ishte i plagosur, dhe ai më pas kishte vdekur.
Protestuesit fillimisht u mblodhën jashtë stacionit të policisë së Southampton, pas së cilës ata marshuan drejt zonës afër vendit ku u vra Noëak, ku u përleshën me policinë e trazirave.
Zemërimi për mënyrën se si policia e trajtoi goditjen me thikë u rrit pas publikimit të një videoje që tregonte se oficerët e kishin injoruar Nowakun kur ai u kishte thënë atyre se ishte therur.
KUJDES: Pamje të rënda!
🇬🇧 Bodycam footage has been released showing Henry Nowak begging for an ambulance before being handcuffed behind his back.
— Europa.com (@europa) June 1, 2026
Nowak: "I've been stabbed"
Officer: "I don't think you have mate"
Follow: @europa pic.twitter.com/WqYV760Y14
Kryeministri, Keir Starmer, ka thënë se ka pyetje që duhen përgjigjur në lidhje me mënyrën se si akuzat për racizëm ndikuan në vendimmarrjen në rastin e Nowak.