Partia Socialdemokrate ka akuzuar bartësen e listës së kandidatëve të Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani, për ndërrim kampesh politike, varësisht interesave të saj. Si argument për këtë konstatim, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka përdorur qëndrimet që Osmani i ka dhënë një ditë më parë gjatë një interviste në KTV.
“Kurti ka dy alternativa, ose ta përkrahë një presidencë e cila ka përfaqësuar vendin në mënyrën më të mirë të mundshme, o ta përkrahë alternativën siç e quan ai të komandantëve e Lushtakut”, ka thënë mes tjerash Osmani, duke theksuar se nëse jo me LDK-në, Kurti duhet drejtuar kah PDK-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Siç e patë, Vjosa Omsani po e kushtëzon Albin Kurtin, po thotë ‘ti ke me fitu, ki me qene kryeministër, po ja ke me më zgjedh mua presidente ose Sami Lushtakun e partinë e tij”, ka thënë Molliqaj. “Kur pat nevojë për votat doli me Liria ka Emër, po aty fajet i ka organizatori e PDK-ja që zgërdhiheshin me të, kur ka nevojë e përmend Rugovën, kur ka pasë nevojë ka shku te Albin Kurti. Krejt këto lëvizje i ka bo për një qëllim – për pozicione të veta politike e institucionale. Pra ka ardhë puna që kjo po don me e kushtëzu Kosovën, me kushtëzu Kuvendin e Kosovës”.
Kryetari i partisë që në këtë fushatë kritikat i ka fokusuar kryesisht te partitë opozitare, i është referuar edhe një deklarate tjetër të Osmanit.
“Si LDK nuk do ta dërgojmë në asnjë mënyrë vendin në zgjedhje...”, ka thënë mes tjerash ajo, përkitazi me sjelljen pas 7 qershorit.
Molliqaj ka thënë se është pikërisht LDK-ja përgjegjësja pse janë organizuar zgjedhjet e parakohshme.
“Masi e kushtëzoi, u mundua t’i thotë popullit se vendi nuk shkon më në zgjedhje. Po ti me pas përnime nuk e kishe qu tashmë vendin në zgjedhje. Ju e keni qu vendin në zgjedhje, e veçanërisht ti me Lumirin, me shpresën që keni me marrë më shumë e me marrë hise edhe në qeveri dhe në presidencë”, ka thënë Molliqaj në video-adresim. “Ama, e ke kuptu sepse populli ta ka kthy përgjigjen, nuk ka më vota për njerëz të cilët mashtrojnë, të cilët kanë interesa personale”.
Moliqaj ka theksuar se populli i Kosovës e ka “mundësinë e artë” për ta votuar Partinë Socialdemokrate, dhe të gjashtë kandidatët e saj për deputetë. Ai ka thënë se, nëse PSD-ja arrin të hyjë në Kuvend, do të jetë një grup parlamentar opozitar që bën “opozitë përnime”.