Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump: Irani do të ndalojë pasurimin e uraniumit

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të martën se është i bindur se Irani do të ndalojë pasurimin e uraniumit dhe do të braktisë çdo përpjekje për të ndërtuar armë bërthamore, edhe pse negociatat midis Uashingtonit dhe Teheranit kanë mbetur të bllokuara. 

“100% ata do të ndalen”, ka thënë Trumpi gjatë një interviste në emisionin “Sid and Friends in the Morning” të WABC kur është pyetur nëse besonte se Irani mund të parandalohej nga pasurimi i uraniumit dhe zhvillimi i një bombe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trumpi ka thënë po ashtu se ka qenë i angazhuar drejtpërdrejt me zyrtarët iranianë gjatë bisedimeve.

"Unë merrem me ta”, ka deklaruar Trumpi. "Dhe ata thanë se do ta marrim pluhurin. Unë e quaj pluhur bërthamor sepse është i përshtatshëm. Dhe do ta marrim”. 

Presidenti ka thënë gjithashtu se SHBA-ja nuk ka nevojë të lëvizë shpejt drejt një marrëveshjeje.

"Nuk do të nxitohemi për asgjë, kemi një bllokadë”, ka thënë Trumpi.

Komentet vijnë një ditë pasi Trumpi tha se armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit është në "mbështetje masive të jetës" pas kundërpropozimit të fundit të Teheranit, të cilin ai e përshkroi si "thjesht të papranueshëm".