Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një sulm të ri verbal kundër Papa Leonit duke e akuzuar se ai “po vë në rrezik shumë katolikë” sepse “mendon se është në rregull që Irani të ketë armë bërthamore”.
Deklaratat e tij vijnë dy ditë para se sekretari i shtetit Marco Rubio ta takojë papën në Vatikan në përpjekje për të zbutur tensionet e nxitura nga Trumpi për shkak të luftës SHBA-Izrael në Iran.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mendoj se ai po rrezikon shumë katolikë dhe shumë njerëz. Por besoj se mbetet te papa, ai mendon se është në rregull që Irani të ketë një armë bërthamore”, ka thënë Trump, raportoi Guardian.
Papa Leoni asnjëherë nuk ka thënë se Irani duhet të ketë armë bërthamore, por ai vazhdimisht ka kundërshtuar luftën atje dhe përshkallëzimin në konfliktin në Liban e Lindje të Mesme, duke bërë thirrje për armëpushim dhe dialog.
Vizita e Rubios u organizua pasi Trumpi kritikoi Papën në prill duke e quajtur të dobët dhe se ai nuk ishte një papë shumë i mirë. Trumpi po ashtu shpërndau një imazh të gjeneruar me inteligjencë artificiale të vetin si Krishti, e më pas e fshiu.