Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ri për Iranin të mërkurën.
Në një postim në Truth Social, presidenti ka postuar një fotografi të montuar të tij, ku duket me armë në dorë teksa prapa tij, shihen bombardime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE për Iranin ka shkruar se duhet të bëhet i zgjuar sa më shpejt.
“Irani nuk po arrin të marrë veten. Nuk dinë si të nënshkruajnë një marrëveshje jo-bërthamore. Më mirë të bëhen të zgjuar sa më shpejt!”, ka shkruar ai.
Bisedimet SHBA-Iran për fundin e luftës që ka nisur më 28 shkurt, kanë ngecur, pasi Trumpi të shtunën ka anuluar dërgimin e të dërguarve të tij në Pakistan, vendin ndërmjetësues.
Trumpi e ka marrë vendimin, pasi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, fillimisht kishte shkuar në Pakistan, e më pas ishte larguar nga atje për në Oman. Më pas Araghchi ka vizituar Moskën, ku është pritur nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Irani nuk ka shprehur gatishmërinë për një takim të dytë ballë për ballë me SHBA-në, pas atij të 11 prillit në kreqytetin pakistanez, i cili ka rezultuar i dështuar pas 21 orësh negociata.
Ndërkohë, të hënën është raportuar se Pakistani i ka përcjellë SHBA-së një propozim të ri për fundin e luftës, i cili ofron hapjen e Ngushticës së Hormuzit nga Teherani, ndërkohë që kërkon që edhe SHBA-ja të ndalojë bllokimin e porteve iraniane, e po ashtu fundin e luftës . Mirëpo në këtë propozim parashihet që bisedimet për programin bërthamor të Iranit të shtyhen për më vonë.
Pikërisht kjo pikë, nuk i ka pëlqyer Trumpit, i cili insiston se Teherani nuk mund të ketë armë bërthamore.
Rriten çmimet e naftës pas raporteve se Trumpi po kërkon zgjatje të bllokadës ndaj Iranit
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm pas raportimeve se SHBA-ja po përgatitet për një bllokadë të “zgjeruar” ndaj Iranit.
Nafta bruto Brent është rritur në rreth 115 dollarë për fuçi të mërkurën, pasi shkoi në pak mbi 110 dollarë të martën në mbrëmje.
Rritja vjen pas raportimeve nga Wall Street Journal se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka udhëzuar ndihmësit të përgatiten për të zgjatur bllokadën e vazhdueshme të porteve të Iranit, në një përpjekje për të shtrydhur ekonominë e vendit.
Irani ka thënë se do të vazhdojë të ndërpresë trafikun që udhëton nëpër Ngushticën e Hormuzit në përgjigje të bllokadës së SHBA-së.
Çmimi i naftës është luhatur ndjeshëm që nga fillimi i luftës, pasi Ngushtica kryesore e Hormuzit është mbyllur në mënyrë efektive për javë të tëra për shkak të konfliktit.
Irani ka kufizuar rëndë transportin detar përmes ngushticës, nëpër të cilën zakonisht kalon rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm, në përgjigje të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit që filluan më 28 shkurt.
Më herët këtë muaj, Teherani paralajmëroi se çdo anije që i afrohet ngushticës do të jetë në shënjestër.
SHBA-ja më pas ka njoftuar se forcat e tyre do të kapnin ose do të kthenin mbrapsht anijet që udhëtonin për në ose nga portet e Iranit.
WSJ: Trumpi po kërkon përgatitje për zgjatjes të bllokadës ndaj porteve iraniane
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar Iranit “të bëhet i zgjuar së shpejti” dhe të nënshkruajë një marrëveshje, pas disa ditësh bllokimi në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit dhe një raporti mediatik se SHBA-të do të zgjasin bllokadën e porteve të Iranit.
Wall Street Journal (WSJ) ka cituar zyrtarë amerikanë të kenë thënë se presidenti kishte udhëzuar ndihmësit të përgatiteshin për një bllokadë të zgjatur të porteve të Iranit në një përpjekje për ta detyruar Teheranin të kapitullonte.
Zyrtarët kanë thënë se Trumpi kishte zgjedhur të vazhdonte të shtrëngonte ekonominë dhe eksportet e naftës së Iranit me bllokadën, pasi opsionet e tij të tjera, rifillimi i bombardimeve ose largimi nga konflikti, mbartnin më shumë rrezik, sipas WSJ.
“Ata nuk dinë si të nënshkruajnë një marrëveshje jo-bërthamore. Më mirë të bëhen të zgjuar së shpejti!”, ka shkruar Trumpi në postim, pa shpjeguar se çfarë do të përfshinte një marrëveshje e tillë.
Irani dëshiron një lloj njohjeje nga SHBA-ja të së drejtës së tij për të pasuruar uranium për atë që i quan qëllime paqësore dhe civile.