Botë

Trumpi përjashton mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përjashtuar mundësinë që të kandidojë për një mandat të tretë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Trump në një intervistë për “60 Minutes” në CBS News, tha se shumë njerëz duan që ai të kandidojë, por ai nuk e mendon këtë. 

“Nuk mendoj fare për këtë. Do t’u them, se shumë njerëz duan që unë të kandidoj”, ka thënë Trump. 

Kur është pyetur për emrat e mundshëm që mund të kandidojnë nga radhët e republikanëve, përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance dhe sekretarin e shtetit Marco Rubio, Trump tha se i pëlqen të dy. 

“Më pëlqejnë shumë njerëz. Kemi një grup të jashtëzakonshëm. Kështu që s’dua të flasë për zgjedhjet. Është tepër herët”, tha Trump. 

Kushtetuta në SHBA ia kufizon presidentëve që të mbajnë vetëm dy mandate. 

Në intervistë Trump ka folur edhe për mundësinë që të futet në luftë me Venezuelën. Trump e ka përjashtuar këtë mundësi. Ai ka thënë se ditët e Nicolas Maduros si president i Venezuelës janë të numëruar. 

“Unë dyshoj, Nuk besoj, Por, ata na kanë trajtuar shumë keq”, tha Trump kur u pyet për mundësinë e luftës me Venezuelën.