Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia arreston 36 persona që dyshohen se janë të lidhur me Shtetin Islamik

Ali Yerlikaya, ministri i Brendshem i Turqise

Autoritetet turke kanë arrestuar 36 persona për lidhje të dyshuara me Shtetin Islamik, në operacionet e kryera në katër provinca, ka njoftuar të dielën Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya, raporton Reuters. 

Në një postim në platformën e mediave sociale “X”, Yerlikaya  theksoi se policia kishte arrestuar të dyshuar që u zbulua se ishin aktivë brenda Shtetit Islamik,  që ndihmonin në financimin dhe sigurimin e furnizimeve për grupin. Policia ka sekuestruar gjithashtu disa armë gjahu dhe pistoleta si pjesë e operacionit,  ka bërë të ditur Yerlikaya. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo