Ushtria britanike ka thënë se dy anije të armatosura të Gardës Revolucionare të Iranit hapën zjarr ndaj një anije-cisternë që po kalonte përmes Ngushticës së Hormuzit, pasi Irani kishte njoftuar se kishte rivendosur kufizime në këtë rrugë ujore.
Qendra e Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar bëri të ditur se anija dhe ekuipazhi janë të sigurt, pa dhënë detaje për anijen apo destinacionin e saj, raportoi AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIrani gjatë luftës shtatëjavore ka penguar kalimin e anijeve, përveç atyre që ka autorizuar vetë.
Të enjten, Irani kishte njoftuar rihapjen e përkohshme të Ngushticës së Hormuzit pas një marrëveshjeje të veçantë armëpushimi 10-ditor të ndërmjetësuar nga SHBA-të midis Izraelit dhe Libanit.
Por të shtunën, Komanda e forcave të armatosura të Iranit tha se tranziti përmes ngushticës ishte rikthyer në një gjendje kontrolli të rreptë ushtarake iraniane, duke përmendur atë që e përshkroi si shkelje të përsëritura të SHBA-së dhe akte "piraterie".