Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Avichay Adraee, iu ka bërë thirrje palestinezëve që banojnë në lagjet al-Daraj dhe al-Tuffah të qytetit të vjetër të Gazës, që të “evakuohen menjëherë”, raporton “BBC”.
“IDF-ja po vazhdon të operojë me forcë të madhe kudo ku kryhen aktivitete terroriste dhe ku hidhen raketa drejt Izraelit”, ka shkruar ai në rrjetin social X.
Njerëzve u këshillohet të lëvizin drejt qytetit bregdetar të al-Mawasit – një “zonë e sigurt” për civilët, e përcaktuar nga Izraeli, ku rreth gjysmë milioni palestinezë janë duke u strehuar në kushte të rënda e të vështira, ka shkruar BBC.
Më herët gjatë ditës, Mbrojtja Ajrore izraelite kishte pretenduar se ka rrëzuar një raketë të lëshuar nga veriu i Gazës.
Krahas kësaj, s’pati ndonjë njoftim për viktima.