Aktivisti konservator Charlie Kirk, ka vdekur pasi është qëlluar me armë në një aktivitet në Utah.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, raportoi “AP News”.
Kirk, i cili ka qenë drejtor ekzekutiv dhe bashkëthemelues i organizatës rinore konservatore Turning Point USA, u qëllua në qafë dhe kokë gjatë një aktiviteti që po mbante në një universitet në Utah.
Të shtënat ndodhën në mes të rritjes të dhunës politike në Shtetet e Bashkuara në të gjitha pjesët e spektrit ideologjik.
