Botë

Aktivisti konservator, Charlie Kirk plagoset në një tubim në SHBA

Charlie Kirk

Foto: Associated Press

Aktivisti konservator amerikan, Charlie Kirk është qëlluar me armë zjarri gjatë mbrëmjes në Utah.

Policia ka konfirmuar për BBC-në se Kirk është qëlluar në një aktivitet gjatë qëndrimit të tij në Universitetin Utah Valley në Orem. 

Ai është hospitalizuar, dhe rrethanat e incidentit janë ende objekt i hetimeve.

Incidenti ndodhi derisa Kirku po fliste me audiencën, dhe momenti kur ai u qëllua në kokë dhe qafë është publikuar me anë të disa videove në rrjet. 

Kirk - aleat i Trumpit - drejton grupin konservator studentor Turning Point USA.

Vdiq aktivisti konservator, Charlie Kirk pasi u qëllua në një tubim në SHBA

1 o. më parë / 10 sht 2025 22:59
Charlie Kirk

Photo: Associated Press

Aktivisti konservator Charlie Kirk, ka vdekur pasi është qëlluar me armë në një aktivitet në Utah. 

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, raportoi “AP News”.

Kirk, i cili ka qenë drejtor ekzekutiv dhe bashkëthemelues i organizatës rinore konservatore Turning Point USA, u qëllua në qafë dhe kokë gjatë një aktiviteti që po mbante në një universitet në Utah.

Të shtënat ndodhën në mes të rritjes të dhunës politike në Shtetet e Bashkuara në të gjitha pjesët e spektrit ideologjik.