Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdiq astronauti që shkrepi fotografinë më ikonike të Tokës

Bill Anders

Foto: Associated Press

Astronauti amerikan i misionit Apollo 8, Bill Anders, i cili ka shkrepur një prej fotografive më të shpërndara të Tokës nga Hapësira, ka vdekur si pasojë e rrëzimit të një aeroplani, në moshën 90-vjeçare.

Zyrtarët kanë thënë se aeroplani i vogël është rrëzuar në detin jashtë Washingtonit.

Djali i Andersit, Gregu, e ka konfirmuar gjetjen e trupit të babait të tij.

“Familja është e pikëlluar. Ai ka qenë pilot fantastik. Do të na mungojë”, është thënë në deklaratën e familjes.

Anders – pilot në misionin Apollo 8 për të arritur në Hënë – e ka shkrepur një fotografi ikonike të planetit Tokë, e cila njihet si një prej pamjeve më inspiruese të Tokës prej Hapësirës.

Edhe Tetë të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak amerikan Botë 1 muaj më parë Tetë të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak amerikan

Fotografia është bërë në periudhën e Krishtlindjes, më 1968.

Anders më vonë e ka përshkruar fotografinë si kontributin e tij më të madh për programin hapësinor.

Pas kthimit, ai pati thënë: "Ne kemi bërë gjithë këtë rrugë për të eksploruar Hënën, dhe gjëja më e rëndësishme që kemi zbuluar ka qenë Toka”.

Fotografia që shkrepi Anders

Anders ka shërbyer edhe si pilot rezervë në misionin Apollo 11, që ka rezultuar me uljen e parë të njeriut në Hënë, më 24 korrik 1969.

Edhe 12 të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Missouri të SHBA-së Botë 1 muaj më parë 12 të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Missouri të SHBA-së

Pas pensionimit prej programit hapësinor, Anders ka punuar për kohë të gjatë në industrinë hapësinore.

Ai ka qenë edhe ambasador amerikan në Norvegji në vitet ’70./ REL