Botë

Von der Leyen: Kufijtë s’mund të ndryshohen me forcë

Ursula von der Leyen

Foto: Associated Press

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se çdo plan paqeje "i besueshëm" duhet të "ndalojë vrasjet", ndërkohë që "nuk mbjell farat për një konflikt të ardhshëm".

Në një deklaratë lidhur me planin amerikan për fundin e luftës në Ukrainë, ajo ka theksuar tre elementë kryesorë që Komisioni dëshiron të përfshihen: kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë, asnjë kufizim në forcat e armatosura të Ukrainës që do ta linte atë "të cenueshme ndaj sulmeve të ardhshme", dhe “qendrshmëria" e Bashkimit Evropian në sigurimin e paqes për Ukrainën "duhet të reflektohet plotësisht", me Ukrainën "që përfundimisht t'i bashkohet Bashkimit tonë"

Ajo gjithashtu ka bërë një thirrje për "kthimin e çdo fëmije ukrainas të rrëmbyer nga Rusia", duke thënë se "dhjetëra mijëra djem dhe vajza mbeten të bllokuar" në vend.

Lexo përditësimet tjera
Bisedimet Gjeneve

SHBA-ja dhe Ukraina raportojnë për përparim në bisedimet për paqen

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas të dielën thanë se po bëhet përparim drejt përfundimit të...