Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është “iluzion” të besohet se lufta atje mund të ndalet duke e ndarë Ukrainën, teksa ka shtuar se veprimet e presidentit rus ia kujton Marrëveshjen e Munihut të vitit 1938.
Në Konferencën e Sigurisë në Munih, ai ka kritikuar Evropën se nuk është prezentë të tavolinën e bisedimeve për paqe, raportoi Guardian.
“Do të ishte iluzion të besohej se kjo luftë mund të përfundojë duke e ndarë Ukrainën, ashtu siç ishte iluzion të besohej se sakrifikimi i Çekosllovakisë do ta shpëtonte Evropën nga një luftë e madhe”, ka thënë ai referuar Marrëveshjes së dështuar të Munihut e cila i dha mundësi Gjermanisë ta aneksonte fillimisht një pjesë të Çekosllovakisë për të vazhduar më tej me okupimin e plotë.
Zelensky ka shtuar se Ukraina ka provuar çdo gjë që ta parandalonte luftën, por se nuk ka marrë ndonjë ndihmë serioze nga administrata e kaluar amerikane.
Ka theksuar tutje se “Ukraina është e gatshme për një marrëveshje që sjell paqe për ne, Ukrainën dhe Evropën”. Ndërkohë, ka kërkuar ndihmë në infrastrukturën e energjisë, më shumë raketa dhe integrim në BE.