Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Carrick vazhdon si trajner i Manchester Unitedit

carrick

Manchester Unitedi nuk do të ketë trajner të ri.

Klubi i madh anglez ka njoftuar të premten se Michael Carrick do të vazhdojë punën si trajner. Ai ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Carrick në janar u emërua trajner i përkohshëm, pas shkarkimit të Ruben Amorimit. Me Carrickun në krye, Unitedi pati rezultate shumë të mira, ndërsa siguroi kthimin në Ligën e Kampionëve. Unitedi me Carrickun trajner i fitoi 11 prej 16 ndeshje. Asnjë skuadër nuk fitoi më shumë pikë se Unitedi në Premier League prej se Carrick është trajner.

Carrick ka pasur karrierë të madhe edhe si lojtar i Unitedit. I kishte luajtur 464 ndeshje, ndërsa kishte fituar pesë trofe të Premier Leagues, dy Kupa të Ligës, Kupën FA, Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Botërorin e klubeve.

“Prej momentit kur erdha këtu 20 vjet më parë, kam ndier magjinë e Manchester Unitedit. Të kem përgjegjësinë ta drejtojë këtë klub, më mbush me krenari. Gjatë pesë muajve të kaluar, ky grup i lojtarëve ka dëshmuar se mund të arrijë standardet e qëndrueshmërisë, bashkimit dhe vendosmërisë që kërkohet në këtë klub. Tani është koha të lëvizim përpara sërish së bashku, me ambicie dhe qëllim të qartë. Manchester Unitedi dhe tifozët tanë të jashtëzakonshëm meritojnë të jenë përsëri sfidues për çmimet më të mëdha”, ka thënë Carrick.