Botërori 2026 është në prag. Kupa e Botës në Kanada, Meksikë dhe SHBA do të nis më 11 qershor.
Përderisa në fushën e lojës do të paraqiten lojtarët më të mirë të globit, njësoj do të jetë edhe te udhëheqësit e tyre.
“Goal.com” ka shkruar të mërkurën se në udhëheqje të përfaqësueseve janë trajnerët më të mirë në botë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjëri prej trajnerëve më të kërkuar dhe më të suksesshëm me klube, e udhëheqë Brazilin. Carlo Ancelotti e ka drejtuar Real Madridin, Milanin, PSG-në dhe Chelsean, ndërsa e ka fituar Championsin pesë herë. Ka edhe tituj të fituar në Itali, Angli, Francë, Spanjë dhe Gjermani.
Emra të tjerë të shquar janë edhe Thomas Tuchel i Anglisë, Mauricio Pochettino i SHBA-së, Julian Nagelsmann i Gjermanisë, Didier Deschamps i Francës, Lionel Scaloni i Argjentinës, Luis de la Fuente i Spanjës, Emerse Fae i Bregut të Fildishtë, Pape Thiaw i Senegalit, Marcelo Bielsa i Uruguait, Jesse Marsch i Kanadasë, Ronald Koeman i Holandës e Roberto Martinez i Belgjikës.