Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Hazardi flet për Yamalin: Ma kujton veten time

Eden Hazard

Ish-lojtari i përfaqësueses belge të futbollit, Eden Hazard, ka folur të enjten për superyllin spanjoll, Lamine Yamal. 

“Ai më kujton pak kohën time kur fillova të luaja. Isha pothuajse në të njëjtën moshë dhe të gjithë kishin pritje të larta nga unë” tha Hazard për gazetën spanjolle, “Marca”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndër të tjera ai foli edhe për garën për Këpucën e Artë që po e zhvillojnë Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

Messi udhëheq listën e golashënuesve më të mirë me tetë gola, ndërsa nga shtatë gola i kanë Mbappe dhe Erling Haaland.

Hazard mendon se golashënuesi më i mirë do të shpallet Mbappen.

“Ka shumë kandidatë për Këpucën e Artë. Personalisht, unë preferoj një lojtar që driblon dhe argëtohet në fushë. Por në këtë Kupë Bote, jam i bindur se Mbappe do të përfundojë si golashënuesi më i mirë”, shtoi Hazardi.

Ish-sulmuesi i Chelseat dhe Real Madridit, u tërhoq në tetor të vitit 2023, në moshën 32-vjeçare. Belgu në 748 paraqitje në karrierën e tij ka shënuar 200 gola dhe ka kontribuar 189 asistime.