Emiliano Martinez ishte maksimalisht i qetë në portë, edhe pse padurimi dhe frustrimi kapluan bashkëlojtarët e tij të zjarrtë argjentinas. Duke luajtur me një gisht të thyer, portieri i Argjentinës theurekordin e finaleve të Kupës së Botës për pritjet e bëra.
Portieri i njohur në fund u mposht, por vetëm pasi Argjentina mbeti me një lojtar më pak në fushë për shkak të mënyrës që kishte zgjedhur për të luajtur në finale.
Ferran Torres e mposhti Martinezin në minutën e parë të vazhdimit të dytë. Me golin e Torresit në minutën e 106-të, Spanja e fitoi titullin e dytë të botës. Të parin e kishte fituar në vitin 2010.
Martinez e ndihmoi Argjentinën ta fitonte Botërorin në vitin 2022. Të dielën mbrëma i bëri plot 11 pritje për ta mbajtur gjatë në lojë Argjentinën, me gjithë dominimin e plotë të lojtarëve spanjollë në fushë.
Gjatë Botërorit stili i ashpër i Argjentinës shërbeu, duke u rikthyer në disa ndeshje. Por kishte kundër efekt të dielën në finale, shkruan AP.
Leandro Paredes i shpëtoi një përjashtimi gjatë lojës, por jo edhe Enzo Fernandez që u përjashtua në minutat shtesë. Kishte tensione edhe pas ndeshjes. Paredes ishte sërish në qendër. Ai shtyu Eric Garcian dhe Gavin. Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, u mbajt nga prapa nga një lojtar i Spanjës ndërsa dukej që po i bërtiste dikuj. Dhe Nicolas Otamendi shkëmbeu fjalë me lojtarë spanjollë, përfshirë Rodrin.
Por vëmendja tek Argjentina ishte te portieri Martinez, i njohur si “Dibu”. Katër vjet më parë ai ishte hero kombëtar kur ndali goditjen e Randal Kolo Muanit në fund të finales ndaj Francës.
Këtë herë paraqitja heroike e portierit me përvojë nuk mjaftoi për argjentinasit. 11 pritje nga “Dibu” janë rekord sa i takon finales.
“Është dashur ta mbyllim ndeshjen shumë më herët. Patëm shumë raste. Por Dibu ishte thjesht i jashtëzakonshëm. Ishte falë pritjeve të Dibus dhe kjo tregon se fitorja është shumë e vështirë”, ka thënë trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente.
Edhe
Martinez mund t’i japë fund karrierës ndërkombëtare
Martinez i kishte disa pritje vendimtare. Ndali edhe goditjen e dënimit të Lamine Yamal në fund. Ai theu një gisht të dorës së djathtë në muajin maj, gjatë një ndeshjeje të Ligës së Evropës me Aston Villan. E shtyu operimin që të mund të ishte në portë në Botëror. Këtë vendim e vlerësuan tek Argentina.
33-vjeçari startoi në të gjitha ndeshjet, ndërsa mbajti të paprekur portën në dy prej tyre.
Lionel Messi mori gjithë lavdin argjentinas në këtë Botëror, por Martinez e mbajti të paprekur portën në finale deri në gjuajtjen e 20-të të Spanjës.