Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Norvegjia e Haalandit synon nismë të mbarë

Haaland

Iraku dhe Norvegjia kaluan rrugë shumë të ndryshme drejt Kupës së Botës. Por ato do të përballen në stadiumin “Gillette” me kapacitet prej 64 mijë ulësesh, në ndeshjen e parë të Grupit I të Kupës së Botës.

Ndeshja luhet në natën mes të martës dhe të mërkurës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Iraku ishte përfaqësuesja e fundit që siguroi kualifikimin, ndërsa Norvegjia e siguroi biletën për herë të parë që nga viti 1998.

Mbrojtësit e Irakut i pret detyrë e vështirë për të ndalur një prej sulmuesve më të mirë në Botë, Erling Haaland.

Sulmuesi i Manchester Cityt ka shënuar 55 gola në 50 ndeshje për Norvegjinë.

Iraku do të mbështetet në sulmuesin, Aymen Husseini.

Do të jetë hera e parë që Iraku dhe Norvegjia do të përballen.