Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Ronaldo: Rekordet janë të bukura

Ronaldo

Superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, i është gëzuar rekordit të arritur të martën mbrëma. Por ai ka thënë se qëllimi i tij është të ndihmoj ekipin e Portugalisë të arrijë synimet.

“Jam shumë i lumtur. Por për mua, gjëja më e rëndësishme është puna jonë dhe besimi që treguam. Ekipi luajti shumë mirë dhe u përmirësua shumë. Siç thotë shprehja, çdo gjë ka një anë pozitive. Natyrisht, duke folur personalisht, rekordet janë gjithmonë të bukura, por qëllimi im është gjithmonë të ndihmoj ekipin të arrijë objektivat e tij”, ka thënë Ronaldo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ronaldo, u bë lojtari i parë që shënoi gol në gjashtë turne të ndryshme të Kupës së Botës të martën, duke shënuar dy gola në fitoren e thellë 5:0 të Portugalisë kundër Uzbekistanit.