Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Rooney: Finalja nuk ka nevojë për shfaqje muzikore

Wayne Rooney

Ikona angleze Wayne Rooney ka kritikuar organizimin e spektaklit muzikor në pushimin mes pjesëve të finales së Kupës së Botës. 

Ish-sulmuesi i njohur tha se do të preferonte që fokusi të mbetej te futbolli, duke shtuar se finalja e Botërorit nuk ka nevojë për shfaqje të ngjashme me ato të ngjarjeve të tjera sportive.

Rooney përmendi emra si Madonna, Shakira dhe Justin Bieber, duke theksuar se pavarësisht famës së tyre, një spektakël muzikor nuk duhet ta zbehë rëndësinë e finales së Kupës së Botës.

Pushimi mes dy pjesëlojëve zgjati mbi 27 minuta. Performuan disa prej yjeve më të mëdha të botës.

“Për të qenë i sinqertë, momenti më i mirë për mua ishte kur përfundoi. Më pëlqejnë shumë nga ata artistë, por mendoj se shfaqja ishte zhgënjyese. Nuk më ngjalli emocione dhe mezi prisja të vazhdonte ndeshja. Më pëlqejnë Burna Boy, Justin Bieber dhe Shakira, por shfaqja nuk më la përshtypje”, ka thënë legjenda e Manchester Unitedit. 

Edhe Rooney kritikon Lionel Messin Botërori 2026 20 o. më parë Rooney kritikon Lionel Messin

Edhe Roy Keane mendon se zgjatja e pushimit mes dy pjesëlojëve ishte zhgënjyese. 

“Ishte paksa zhgënjyese, por besoj se tifozët në stadium e shijuan më shumë se ne”.