Selektori i Bosnjë-Hercegovinës, Sergej Barbarez, e respekton maksimalisht Përfaqësuesen e Zvicrës.
Zvicra dhe Bosnjë-Hercegovina, të enjten nga ora 21:00, do të takohen në kuadër të Grupit B.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dy përfaqësueset në ndeshjen e parë barazuan.
Barbarez në një intervistë të martën për “Blick” deklaroi se Zvicra ka lojtarë të nivelit shumë të lartë.
“Një ekip kombëtar shumë i fortë. Ka lojtarë që luajnë në një nivel të lartë, për klubet e mëdha evropiane. Zvicra me siguri do të jetë një nga kundërshtaret më të vështira në këtë turne. Ekipi ka një sistem serioz, lojtarë me cilësi dhe stabilitet që u mungon shumë ekipeve kombëtare. Zvicra është ekip serioz kombëtar evropian, i respektuar nga të gjithë”, ka thënë 54-vjeçari.