Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Senegali synon ta befasojë Francën në hapje të Botërorit

Edouard Mendy

Portieri i Senegalit, Edouard Mendy, i ka sfiduar bashkëlojtarët e tij që të tregojnë se çfarë janë të aftë të bëjnë kur të nisin fushatën në Kupën e Botës 2026 kundër Francës më 16 qershor.

Për Senegalin do të jetë hera e dytë që përballet me Francën në fazën e grupeve të Kupës së Botës.
Në vitin 2002, përfaqësuesja afrikane e mposhti Francën 1:0 në ndeshjen hapëse.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të gjithë kundërshtarët tanë kanë cilësi, në veçanti Franca, e cila ka lojtarë të shkëlqyer në çdo repart. Kjo është arsyeja pse luajmë futboll, për të pasur mundësi të përballemi dhe ta testojmë veten kundër lojtarëve më të mirë në planet. Dhe tani, në ndeshjen e parë në Kupën e Botës, kemi mundësinë ta bëjmë pikërisht këtë. Varet se si e shfrytëzojmë potencialin tonë dhe a do të tregojmë se çfarë jemi të aftë të bëjmë”, ka thënë kapiteni i Senegalit, Mendy, për “FIFA”.

Në Grupin I, Senegali do të ketë punë edhe me Norvegjinë dhe Irakun.

Senegali do të paraqitet për herë të katërt në Kupën e Botës.