Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Beshlin: Rusia nuk do të ketë fuqi të merret me Ballkanin në dekadat e ardhshme

Milivoj Beshlin

Historiani serb Milivoj Beshlin ka vlerësuar se Rusia, pas luftës në Ukrainë, nuk do të ketë kapacitetin që në dekadat e ardhshme të ushtrojë ndikimin që ka pasur deri më tani në Ballkan.

Në bashkëbisedimin në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, Beshlini ka thënë se Rusia ka pësuar një disfatë jo vetëm ushtarake dhe materiale, por edhe morale e politike në Ukrainë, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e saj për t'u angazhuar në rajon në të ardhmen.

Sipas tij, kjo do ta vendosë Serbinë përballë një zgjedhjeje të rëndësishme strategjike për orientimin e saj.

“Pastaj shtrohet pyetja se ku dhe në cilin drejtim do të kthehet Serbia. A do t’i kthehet Bashkimit Evropian, paqes me fqinjët dhe demokratizimit të vet?”, u shpreh Beshlin.

Ai shtoi se shenja më e qartë e një Serbie demokratike do të ishte heqja dorë nga, siç e quajti ai, koncepti shkatërrues i shtetit të madh dhe ndërtimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit.

Lexo përditësimet tjera
beshlin

Milivoj Beshlin në PIKË me Veton Surroin (IV)

Në episodin e 60-të të podcastit PIKË me publicistin Veton Surroi, i ftuar është historiani serb...