Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Spanja ka çdo gjë që duhet për të vazhduar dominimin

Spanja

Futbollistët e Spanjës janë ende duke e festuar titullin e botës që e fituan të dielën. Por spanjollët duken të gatshëm për më shumë sukses në ngjarjet e rëndësishme të futbollit. Madje FIFA ka shkruar se Spanja ka gjitha parakushtet për ta fituar titullin edhe në Botërorin e ardhshëm që mbahet në vitin 2030.

Sipas FIFA-s, Spanja ka shumë nga “përbërësit e nevojshëm për t’i dhënë fund serisë së pabesueshme 64 vjeçare pa mbrojtje të titullit nga një përfaqësuese”. 

Që kur Brazili e mbrojti titullin në vitin 1962, 15 kampionë në fuqi janë përpjekur ta fitojnë përsëri Kupën e Botës katër vjet më pas, por të gjithë kanë dështuar. Argjentina në vitet 1990 dhe 2026, Brazili në vitin 1998 dhe Franca në vitin 2022 arritën deri në finale. Por asnjëri prej tyre nuk ia doli ta mbrojë titullin.

Por pse Spanja mund të besojë se mund ta mbrojë titullin në vitin 2030?

Skuadra e Luis de la Fuentes ka më shumë arsye për optimizëm se gjithë kampionët e dekadave të fundit. 

Edhe “Receta” e suksesit të Spanjës Botërori 2026 1 d. më parë “Receta” e suksesit të Spanjës

Prej avantazheve është edhe fakti se Spanja është prej nikoqireve të Botërorit të ardhshëm. Organizimi i turneut nuk është garanci e suksesit, por historia tregon se nikoqirët megjithatë ofrojnë diçka të veçantë. Stadiumet e njohura, tifozëria e zhurmshme dhe dallimet e vogla shpesh vendosin ndeshjet e Kupës së Botës. Dhe gjitha këto mund të jenë në favor të Spanjës pas katër vjetësh.

Spanja e fitoi Botërorin me plot 11 lojtarë 25-vjeçarë apo më të rinjë. Dhe vetëm tetë ishin të moshës 30-vjeçare dhe më shumë. Pau Cubarsi, Lamine Yamal, Pedri, Gavi, Marc Pubill, Eric Garcia, Victor Munoz tashmë duken shtylla të së tashmes dhe të ardhmes. Shumë prej tyre imagjinohen në role qendrore pas katër vjetësh.

Identiteti i qartë është tjetër përparësi e Spanjës. Te Spanja e kanë ditur se kush janë që para Euro 2008. Stili i spanjollëve shkon përtej individëve, ndonëse mesfushorët gjatë 18 vjetëve të fundit kanë ndihmuar në ruajtjen e këtij identiteti.

Për “La Roja” posedimi i topit është më shumë se taktikë. Është gjuhë, ritëm dhe mënyrë për të kuptuar lojën. Qartësia u jep avantazh të konsiderueshëm ndaj ekipeve që ende kërkojnë formulën që u duhet për të fituar.

Selektori De la Fuente është tjetër faktor i rëndësishëm që mund ta shtyjë Spanjën drejt sukseseve të reja. Ai trashëgoi një ekip që i duhej drejtim në vitin 2023. Dhe për tre vjet e transformoi Spanjën në kampione evropiane dhe botërore.

Edhe Rritet numri i përkrahësve të Botërorit me 64 përfaqësuese Botërori 2026 1 d. më parë Rritet numri i përkrahësve të Botërorit me 64 përfaqësuese

De la Fuente është truri prapa suksesit të Spanjës. Kontrata aktuale e De la Fuentes është deri në qershor 2028, ndonëse pritet të vazhdohet të paktën deri në Botërorin 2030.

Puna e De la Fuentes mund të jetë arsye e madhe e spanjollëve për të ëndërruar titullin e tretë të botës.