Uruguai ka arritur në Florida të dielën sipas kohës në SHBA, në prag të ndeshjes së parë në Kupën e Botës. Fluturimi i përfaqësueses së Uruguait nga Meksika është shtyrë për disa orë dhe kjo bëri bujë.
Ndeshja mes Arabisë Saudite dhe Uruguait zhvillohet në Miami në mesnatën mes të hënës e së martës.
“Për shkak të një gabimi në lejen e linjës ajrore në Meksikë, nisja e ekipit përfaqësues të Uruguait për fluturimin nga Cancuni për në Miami është shtyrë”, ka njoftuar FIFA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Linja ajrore ka kërkuar falje për shqetësimin e shkaktuar. FIFA ishte në kontakt me përfaqësuesen e Uruguait gjatë gjithë vonesës dhe punoi së bashku me partnerët për përshpejtimin e procesit”.
Trajneri Marcelo Bielsa dhe mbrojtësi Jose Maria Gimenez folën me gazetarët në stadium të dielën mbrëma. Bielsa tha se vonesa nuk shkaktoi problem.
Gimenez ka shtuar se shtyrja e fluturimit u ka mundësuar të pushojnë në hotel.