Pakoja për ndarjen e rreth 200 milionë eurove për qytetarët ka përplasur deputetët e opozitës dhe të pushtetit. Sipas ligjvënësve të partisë në pushtet, kjo nismë synon t’i ndihmojë qytetarët në përballje me inflacion, e sipas atyre opozitarë me të synohet të blihen vota në prag të zgjedhjeve
Në Qeveri dhe as në Lëvizjen Vetëvendosje nuk kanë treguar nëse do të bëhen përpjekje të serishme për t’i shqyrtuar në procedurë të përshpejtuar në Kuvend ndryshimet në Ligjin për buxhetin e 2026-s dhe një numër ligjesh të tjera, për të cilat të shtunën nuk është siguruar vota e 2 të tretave të deputetëve pjesëmarrës në seancë.
E, përfaqësues të partisë në pushtet dhe ligjvënës opozitarë kanë shkëmbyer akuza në distancë, pasi mbeti e bllokuar edhe nisma për pakon financiare për përballim të krizës me çmime, e paraparë në ndryshimet buxhetore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeputeti i Lidhjes Demokratike, Ermal Sadiku, ka insistuar se nisma për shpërndarje mjetesh para zgjedhjeve të mundshme, përbën tentativë për përfitim elektoral.
“Problemi me këto ‘pako emergjente’ nuk është vetëm keqpërdorimi i buxhetit të shtetit dhe qasja amatore. Nuk ka transparencë: nuk tregohet prej nga po merren këto para, cilat linja buxhetore po preken dhe çfarë rezultatesh konkrete priten. Por problemi thelbësor për mua është tjetër. Kjo qeveri ka 6 vite që thotë se po zhvillon vendin, po lufton korrupsionin dhe po forcon shtetin. Atëherë pse, sa herë afrohen zgjedhjet, paska nevojë për ‘pakot emergjente’?”, ka thënë Sadiku.
Kuvendi ka edhe dy ditë afat për zgjedhjen e presidentit të ri. Në të kundërtën, ai shpërndahet deh shpallen zgjedhjet e parakohshme.
Deputetja e Vetëvendosjes, Rozeta Hajdari, tha se masa 122-milionëshe që parashihej të përfshihej në kuadër të pakos së ndihmës prej 200 milionë eurove, nuk ka lidhje me zgjedhjet, por me nevojat e qytetarëve për t’ë përballuar rritjen e çmimeve.
“Kryeministri Kurti e ka në epiqendër qytetarin, e ka vëmendje qytetarin e nuk e ka në vëmendje vetëm projektet në asfalt, siç ka ndodhur më herët. Dhe kryeministri Kurti pavarësisht zgjedhje ose jo-zgjedhje, unë uroj që jo-zgjedhje bashkë me kryeministrin Kurti ai ecë përpara duke iu përgjigjur qytetarëve qoftë me projektligjin për mbrojtjen e konsumatorit, projektligji për rregullimin e çmimeve për produktet bazë dhe paketa për menaxhimin, për përkrahjen e qytetarëve në raste të inflacionit”, ka thënë Hajdari.
Para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, qeveria pati shpërndarë nga 100 euro për studentët, pensionistët dhe fëmijët. Në ekzekutiv nuk kanë treguar nëse me vendim të kabinetit qeveritar do të ndahen edhe mjetet e Pakos së ndihmës, e cila nuk ka kaluar në Kuvend.