Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Ekonomi

Vlerësimi i ekspertëve: Edhe nëse bie çmimi i naftës, pasojat janë bërë

Karikatura e ditës

Çmimet

Çmimi i lartë i naftës është reflektuar edhe në çmimet e plehrave artificiale, të cilat kanë naftën si përbërës kryesor.

Rritja e çmimeve të këtij produkti që përdoret për rritjen e rendimentit bujqësor, sipas ekonomistëve, pritet të ketë efekt masiv zinxhir në të gjitha produktet bujqësore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por sipas ekonomistit, Pëllumb Çollaku, edhe nëse çmimet bien, dëmet tashmë janë bërë pasi, siç thotë, shumica e mbjelljeve janë kryer dhe se pasojat do të ndihen në vjeshtën e vonë.

Ai thekson se rreth 90 për qind e produkteve kanë një lidhje direkt apo indirekte me naftën, për shkak të përdorimit të saj në shumë industri.

“Në mënyrë indirekte rritja e çmimit të naftës si pasojë e luftës në Iran ka shkaktuar dhe po shkakton rritje të çmimit të plehrave artificiale, që në një mënyrë dominoefekt pritet të shkaktojë edhe rritje të çmimit të produkteve ushqimore në të ardhmen. Diku mbi 50 për qind është rritur çmimi i azotit në tregjet ndërkombëtare, në ndërkohë që pritet të ketë një lloj shoku të inflacionit në çmimet e prodhimeve ushqimore. Sa i përket Kosovës është një situatë paksa e nderë aktualisht për arsye se nuk po dëgjojmë për asnjë masë e cila është duke u munduar që të vihet në funksion të amortizimit të kësaj situate”, ka thënë Çollaku.

Ani se të mërkurën çmimet e naftës filluan të ulen pas marrëveshjes për armëpushim dyjavor mes SHBA-së e Iranit, ato filluan të rritën sërish të enjten, pasi Irani ka rivendosur ndalesën në Ngushticën e Hormuzit, pas sulmit të Izraelit në Liban.

Qeveria e Kosovës, përveç caktimit të çmimit maksimal për derivate, nuk ka marrë masë tjetër për mbrojtjen e qytetarëve nga luhatjet e çmimeve.

E të mërkurën, ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se po planifikohet intervenimi në dy sektorë, atë të transportit dhe bujqësisë.

Ekonomisti Çollaku thotë se institucionet do të duhej merrnin masa sa më parë, pasi rreth 60 për qind e të ardhurave për një familje kosovare shkojnë në konsum të prodhimeve ushqimore dhe kjo situatë ka rënduar jetën e tyre.

“Mos të harrojmë se Kosova ka inflacionin më të lartë të çmimit të vezëve në Evropë dhe ka inflacionin më të lartë të prodhimeve ushqimore, është shteti i dytë me inflacionin më të lartë të prodhimeve ushqimore pas Turqisë, dhe kjo natyrisht është edhe element tjetër që i ka gërryer në njëfarë mënyre fuqinë blerëse të konsumatorit kosovar”, ka thënë ai.

Inflacioni në Kosovë gjatë muajit shkurt ishte 6 për qind, por fillimi i luftës në Iran e

ka përkeqësuar gjendjen me çmime edhe në mars.

Rritja e çmimeve të naftës tashmë ka filluar të reflektohet edhe në çmimet e tjera të konsumit.

Nafta nisi të shtrenjtohet më 28 shkurt kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin. Në kundërpërgjigje, Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit, që shfrytëzohet si rrugë për 20 për qind të naftës në nivel botëror.